Kandidati i PD për Shkodrën, Xhemal Bushati, iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë, në mënyrë që sipas tij, të zgjedhin të ardhmen për vete dhe për fëmijët e tyre.

“Sot është dita që tanë shkodranët me përdorur fuqinë e votës së tyre për Shkodrën. I ftoj qytetarët e Shkodrës, qytetarët e njësive administrative, të shkojnë të votojnë, të votojnë për Shkodrën, për të ardhmen e fëmijëve të tyre, të ardhmen e tyre, të ushtrojnë votën me dashuri për Shkodrën. Komisionerët e PD janë në detyrë, vazhdojnë të jenë në detyrë, ka probleme me infrastrukturën, që nuk është në dorën e tyre. Komisionerët e PD janë të gjithë në detyrë”, tha Bushati.


I pyetur nga gazetarët nëse do ta ruajë si bastion Shkodrën dhe nëse e ka përballjen më të fortë me PS apo me “Shtëpinë e Lirisë”, kandidati demokrat theksoi se “Këto janë zgjedhje lokale. PD di t’i zgjidhë problemet e veta, do t’i zgjidhë nga nesër e pas. Anëtarët e PD do dinë të votojnë sot. Unë nuk kam përballje, por kam një kontratë me qytetarët e Shkodër”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb