Zbardhet ngjarja në Sarandë, ku një 38-vjeçar shkoi i plagosur në spital.

Siç raportoi më herët BalkanWeb, Erlind Rumani ishte paraqitur në spital gjatë natës me plagë thike në qafë. Ndërkohë policia pohon se 38-vjeçari ishte konfliktuar me një person, për të cilin po punohet për ta identifikuar dhe më pas arrestuar.

NJOFTIMI
Më datë 15.05.2022, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës shtetasi E. R., 38 vjeç, banues në lagjen Nr. 2 Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar me një shtetas tjetër.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personit të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: