Presidenti Ilir Meta iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit tha pak më parë, në një takim elektoral në Fushë Krujë, se “Likja shkoi me kapuç në kokë te Gjiri i Lalzit”.

Gjatë konferencës për gazetarët, Meta u shpreh se e përdor kapuçin, pasi bën sauna dhe atje fryn erë.

“Ai që e ka thënë këtë, të vijë këtu tek unë, se kam kaq kohë që e pres kryeministrin. Unë e përdor kapuçin, sepse unë bëj edhe cik sauna, pasi bëj sport. Kur fryn erë dhe në Gjirin e Lalzit fryn erë, dhe jam i detyruar të lëviz, e përdor”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb