Nuk e ka kursyer ironinë deputetja e Patisë Demokratike, Jorida Tabaku teksa ka komentuar zhvillimet në kuadër të samitit të BE-së në Bruksel.

Teksa ka gjetur kohë të falënderoj familjen e forcave demokrate PPE për angazhimin për të zgjidhur ngërçin e krijuar me veton e Bullgarisë, Tabaku tha se kryeministri Edi Rama “shkoi me një këmbë, si çeço” në samit, pas paralajmërimit të tij se s’do merrte pjesë.

“Bëri të fortin e lagjes duke mbledhur edhe trimat rreth e rrotull të vendeve te rajonit por megjithatë shkoi në konferencë. Ashtu siç e thashë para pak ditësh me një këmbë shkoi Rama atje në konferencë, si çeço pavarësisht se bëri të fortin e lagjes duke mbledhur edhe trimat rreth e rrotull të vendeve te rajonit, shkoi”, tha Tabaku.

Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ia mbylli mikrofonin, duke iu drejtuar me fjalët: “Nuk është procedurë, ju dëgjuam.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb