HIMARË

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Ura e Honit”, në Lukovë të Himarës.

Viktima është identifikuar si Diogjen Boci, 72 vjeç, banues në Lukovë. Gazetarja Shpresa Dine, raporton për “BalkaWeb”, se 72-vjeçari ditën e djeshme, ishte larguar nga shtëpia dhe ishte ngjitur në mal, për të mbledhur rigon, ndërsa mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë.

Paraprakisht mësohet se në trupin e 72-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se ka pësuar atak kardiak.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Sarandës, ndërsa pritet të bëhet autopsia, në mënyrë që të përcaktohet i saktë shkaku i vdekjes së të moshuarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb