TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë gjatë komunikimit që pati sot me komitetin e ekspertëve turq për pandeminë e COVID-19.

Teksa i falënderoi për mbështetjen, Rama nuk harroi edhe ndihmën për efektivin e plagosur në protestë, i cili rrezikonte të humbte syrin, teksa dy ditë më parë u transportuar në Turqi për ndërhyrje kirurgjikale.

Rama tha se transplani i kornesë së syrit ka dalë me sukses.
“…Falënderues për mjekët që kanë trajtuar një efektiv policie që pati një plagosje në protestë, faktikisht rrezikoi të humbte masën e syrit. Pas operacionit të parë dhe vetë familja dhe ne kërkuam që të shkonte në Turqi për një ndërhyrje të specializuar, një transplant të kornesë së syrit për të cilin kemi marrë para pak lajmi se ka dalë me sukses. Falënderim të veçantë dhe ambasadorit që ishte në dispozicion pa orar për të realizuar transportimin e tij në kohë rekord.
Arsye për t’u gëzuar sot pasi gjendja e djalit ishte jo e lehtë dhe operacioni i dytë nuk ishte diçka e garantuar. Për këtë arsye u desh që të shkonte në atë spital, ku me sa duket ka dalë me sukses dhe kjo është diçka e gëzuar për familjen, prindërit, kështu që faleminderit dhe njëherë për këtë”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb