Carlos Tevez, futbollisti i Boca Juniors, së fundmi ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë larg fushave për rreth 3 javë.

Ish-lojtari i Manchester United, City-t, Juventusit e disa ekipeve të tjera, është paraqitur sot i dëmtuar në klubin argjentinas pas dy ditëve pushim. Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Boca Juniors.

Ky raportim ka nxitur një hetim të “Clarin Sports” që ka zbuluar të vërtetën e dëmtimit.

Sipas këtij burimi Tevez është dëmtuar duke luajtur në burg. 34-vjeçari gjendej atje për të vizituar vëllain e tij, Juan Alberto Martinez, i cili vuan një dënim të gjatë për shkak se është kapur në flagrancë duke vjedhur një makinë sigurie nën kërcënimin e armës.

I gjendur në shoqërinë e shokëve të vëllait të tij, në burgun e Cordoba-s, Tevez nuk i ka rezistuar tundimit për të lozur kalçeto me ta. Si pasojë futbollisti ka pësuar tërheqje muskulare.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb