Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste gjatë fjalimit përmbyllës të Shkollës së Integrimit Europian ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit. Sipas Ballës krijimi i Këshillit Kombëtar të Integrimit ka qenë një prej produkteve pozitive të konsensusit.

Më tej ai shprehet se përmes këtij Këshilli Kombëtar që e drejton Jorida Tabaku ka vendosur që gjithmonë të jem numri 2 i këtij institucioni për ti dhënë edhe mbështetjen edhe peshën specifike në mënyrë që ky këshill ta bëjë punën siç duhet. Në fund ai tha se  do të ishte shumë bukur që me 31 Dhjetor të kishim konferencën e parë ndërqeveritare dhe më pas të festonim ndërrimin e viteve.

Fjala e Taulant Ballës në mbyllje të Shkollës së Integrimit Europian:

Çdo Kryeqytet Europia në çdo vend anëtarë të Bashkimit Europian ka një shtëpi të tillë dhe kjo është një domethënie e madhe që edhe ne kemi një qëndër të tillë, e cila funksionon jo vetëm si një pikë informimi për çdo qytetarë për të marë më shumë informacion mbi institucionet përbërëse të Bashkimit Europian.

Ne në fakt duhet që një informim të tillë ta shtrijmë edhe në qytete të tjera të shqipërisë.

Unë kam pasur një bisedë me donacionet që e mbështesin parlamentin që në zyrat e deputetëve të ketë një stendë të veçantë si pjesë e informimit për Europën.

Dua tju përgëzoj të gjithëve që jeni sot në përmbyllje të kësaj shkolle.  Ky është viti i gjashtë i diplomimit në këtë shkollë dhe ështrë një nga ato produkte që është shumë domethënës kur plitika bën konsensus edhe produkti është shumë i mirë.

Krijimi i Këshillit Kombëtar të Integrimit ka qënë një prej produkteve positive të konsensusit.

Bashmë me Jorida Tabakun dhe Majlinda Bregun dhe unë nga mazhoranca para 6 viteve u dakordësuam për të bërë një ndyshim në këtë ligj për të krijuar Këshillin Kombëtarë, i cili është institucioni më i lartë në të cilin raportojnë institucionet e tjera për ecurinë e procest të integrimit Europian përgjatë 1 viti, por edhe në çdo moment siç ishte momenti i dorëzimit nga ana e ambasadorit Soreca në emër të Bashkimit Europian të progres raportit, ku ne si kuvend duhet të ndalemi dhe të shikojmë përgjegjësitë tona.

Përmes këtij Këshilli Kombëtarë që e drejton Jorida Tabaku dhe unë jo pa qëllim si kryetar i mazhorancës qeveritare kam vendosur që gjithmonë të jem numri 2 i këtij institucioni për ti dhënë edhe mbështetjen edhe peshëm specifike në mënyrë që ky këshill ta bëjë punën siç duhet.

Tjetra që dua të them është një lajm pozitiv që e presim të gjithë siç po duken gjërat por siç e tha dhe kryeministri i një vendi shumë skeptic për zgjerimin në mënyrë të veçantë jo vetëm për Shqipërinë siç është Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, i cili kur ishte në Shqipëri tha se janë të gjitha kushtet që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare mes Bashkimit Europian, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa lajmi tjetër vjen nga zgjedhjet që u mbajtën dje në Bullgari që duket se pas 3 zgjedhjeve të shkuara dëm atje tashmë do të ketë një qeveri të re.

Në këtë këndvështrim edhe qeveria në Maqedoninë e Veriut nuk ra. Kemi mundësinë që edhe këto 2 vende shpresojmë që të gjejnë mundësinë që ajo veto e Bullgarisë që ka penguar të 2 vendet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare edhe fakti që në axhendën e punës së Komiosionit Europian dhe këshillit edhe data 31 Dhjetor është vënë si një datë e parë e mundshme për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare, kështu që do të ishte shumë bukur që me 31 Dhjetor të kishim konferencën e parë ndërqeveritare dhe më pas të festonim ndërrimin e viteve.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb