TIRANË

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka përshëndetur përmes nisjen e Shkollës Europiane të Integrimit në Tiranë. në fjalën e tij, Soreca i bëri thirrje klasës politike shqiptare që të bashkëpunojnë për të ardhmen e vendit dhe integrimin e saj në BE.

Duke komentuar progres – raportin që publikoi KE pak ditë më parë dhe çështjet të cilat u adresuan për përmirësim, Soreca tha se në javët në vijim pritet që të tregohet udhëheqje për fushat ku vendi duhet të bëjë përpara.

“Gjatë javëve në vijim ne presim udhëheqje që puna të vijojë se si një shtet që do anëtarësimin, Shqipëria duhet të dyfishojë përpjekjet e saj, të ketë atë shndërrim socio ekonomik që i duhet vendit dhe behen bashkë të gjithë aktorët nga pjesë të ndryshme të politikës në Shqipëri por nga të gjithë segmentet e shoqërisë. Kjo është vlera e shtuar që sjell këshilli kombëtar i integrimit.

Intgrimi në BE është shumë më shumë se një proces teknik, është zgjedhje e një brezi apo brezave të tërë bazuar tek vlerat thelbësore që Shqipëria duhet ti përfaqësojë në formë aktive edhe nga ajo që u mësohet fëmijëve në shkollë me rëndësi është që shumica dërrmuese në Shqipëri, më shumë së 80% e popullsisë mbeten mbështetës shumë të fortë të integrimit të vendit.

Ky është avantazh shumë i madh në vecanti ndërkohë që ecën në rrugëtimin e saj. Me progres raportin kemi themelin kryesor të saj që ka arritur tashmë Shqipëria por edhe cfarë do duhet të arrihet në të ardhmen.

Rekomandimet që jepen në raport që identifikojnë dhe fushat për të cilat duhet të ketë më shumë punë, psh historiku për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, liria e medias dhe të drejat e pakicave janë një udhërrëfyes jo vetëm për qeverinë por dhe të gjithë institucionet të fokusohen në këto fusha”.- tha Soreca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: