“Fillimi i shkollës është domosdoshmëri, do sakrifikojmë”. Prindërit: Mësimi “online” na i ka bërë famijët dembela! Mosha e tertë në merak për dërgimin e nipërve në shkolla

Të hënën tjetër mijëra nxënës do të rikthen në bankat e shkollave me një sjellje të re ne kushtet e pandemisë.

Mësimi është organizuar  i reduktuar në kohë deri në katër turne në shkollat me numër të madh nxënësisht.

Klasat do të ndahen në grupe dhe orët mësimore do të shkurtohen ne 30 minuta, ndërsa nxënësit dhe mësuesit do të qëndrojnë larg njëri-tjetrit dhe me maska.

Ky organizim nuk u përshtatet gjithmonë orareve të një pjese të mirë të prindërve te cilët janë në punë. Shqetësimi është i madh. Disa madje shprehen se kanë paguar që dikush t’i shoqërojë fëmijët në shkollë.

Nuk janë të paktë ata që thonë se fëmijët janë kthyer në “dembela” dhe se rikthim në shkollë është domosdoshmëri.

Duke e krahasuar me mësimin para ekranit, reduktimi i orëve në 30 minuta në bankat e shkollës pritet të japë rezultate  pozitive, sipas prindërve dhe gjyshërve.

Vogëlushët, të mësuar me mësimin në kushtet e shtëpisë për një kohë të gjatë, nuk janë të gjithë të emocionuar për rikthimin në shkollë.

Nxenesja e klases se dyte, e pyetur nëse është e kënaqur që rikthehet në shkollë tha: “Më ka marrë malli për shokët, por jo për shkollën”

Jo pak gjyshër mendojnë se vështirësia për ruajtjen e distancës ,por dhe kushtet në shkolla, mund të rrisin rrezikun e transmetimit të virusit tek kjo kategori.

“Do shkojnë në shkollë dhe do na e ngjisin virusin, se prindërit janë në pune e gjyshërit i marrin. Klasat janë me afro 15 nxënës e do semurët ndonjëri. Doni më shumë siguri? Na ruajt Zoti!”, tha një gjyshe.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb