Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka publikuar foto nga shkolla e re Musine Kokalari.
Rama shkruan se kjo është shkolla më e re mes 25 të tjerave dhe është gati të mirëpresë më 9 shtator rreth 800 nxënës e mësues.
Postimi i plotë:
”Edhe pak orë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor ku 25 shkolla të reja hapin dyert dhe të tjerat kanë përfunduar përgatitjet për të mirëpritur nxënësit në të gjithë vendin.
Shkolla e re “Musine Kokalari” është njëra prej tyre dhe tashmë është gati të mirëpresë më 9 shtator rreth 800 nxënës dhe mësues, duke ofruar kushte sipas standardeve europiane me klasa të reja, laboratorë e terrene sportive”, shkruan Rama.