Të ftuarit në emisionin ‘Real Story’ të Sokol Ballës në News 24 janë përfshirë në debatin për shkollën ‘Naim Babameto’ në Durrës e cila u shemb pas dëmeve nga tërmeti vetëm 4 vite pasi ishte ndërtuar.

Ish- ministri i PD Gazmend Oketa tha se rasti ishte i veçantë pasi pa që aty kishte mësues dhe zjarrfikës që hynin lirshëm në shkollë për të hequr objektet dhe për t’i hapur rrugë shembjes. Ndërkohë Çuçi është kundërpërgjigjur duke thënë se ekspertët francezë dhe italianë e shpallën të pabanueshëm. Kurse izraelitët thanë se rindërtimi i saj kushtonte më shumë se ndërtimi nga e para.

Sa i përket heqjes së objekteve Çuçi tha se shkolla nuk kishte rrezik imediat për shembje pas dëmeve. Ndërkohë Arben Meçe për rastin e shkollës ‘Naim Babameto’ është shprehur se u ndoq procedura korrekte, dhe në rastet e tjera nuk ka nevojë për procedura shtesë ku persona që ai i quajti ‘vemje’ hyjnë për të përfituar para.

 

 

Gazmend Oketa: Pse të fryhet ajo shifër? Më duket e pakuptimtë të debatojmë ende për shifrën. Sa për kryeministrin ai na ka rënë për pjesë dhe do e gjykojmë kur të vijë. Gropa që ka krijuar tërmeti duhet të diskutojmë mënyrën si janë shembur. Shkollën Naim Babameto çfarë e bëri të veçantë.

Shikoni kronikat, kanë hyrë mësuesit, zjarrfikësit hoqën mjetet dhe sot është në tokë një shkollë që u ndërtua jo më parë se 10 vite.

 

DEBATI NË ‘REAL STORY’

Bledi Çuçi: Ajo do bëhet shkollë shumë më e mirë se çfarë ishte.

Gazmend Oketa: Nuk e kisha në sensin që ore çfarë e bëri të veçantë

Bledi Çuçi: E bëri të veçantë aktet e ekspertimit, Nga tre grupe të huaja franceze, italiane dhe izraelite. Ky i fundit ishte më konservatori në mosprishjen e objekteve. Është bërë një ekspertim i thelluar dhe i përpiktë. Për këtë shkollë po, për të tjerat janë bërë edhe vetëm vëzhgime. Për çdo prishje ka një dosje në prokurori, Është marrë vendimi që edhe mund të ribëhej prap dhe të qëndronte në këmbë por kosto për ta ribërë ishte shumë më e lartë, 70% nga ajo për të bërë një të re. Mbasi u mor vendimi, rrezikshmëria nuk ishte dhe aq imediate që mund të binte në çdo sekondë. Por këtë e kam parë dhe ju siguroj që dosja është në Prokurori.

Arben Meçe: Kjo lloj procedure ishte më korrektja. Do të thotë s’ka pse të bëhej një studim i thelluar dhe të harxhoje lekë. Në fund të fundit që jeni ai person që keni mbajtur një peshë dhe ju falënderoj. Në këto vende ku dhemje kanë arritur deri në ndërhyrje të procedurës ligjore se po na bëjnë dhe kërcënime për shpifje, se e njoh dhe mirë ligjin anti- shpifje, unë mezi pres të përballem me këta persona. S’ka nevojë që të nxirren procedura të tjera vetëm për të marrë lekë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb