Veshjet e serialit shumë të ndjekur të Netflix, “Squid Games” do të jenë ndoshta mes më popullorëve për festën e Halloween, por jo në shkollat e New York-ut. Tre presidentë shkollash u kanë dërguar email prindërve të nxënësve duke shpjeguar vendimin që ndalon veshjen e kuqe dhe maskat e zeza, për shkak të mesazhit të dhunshëm që përçon seriali koreano-jugor.

Vendimi u mor pasi disa studentë nisën të imitonin lojërat e serialit.  “Squid Games” që tregon historinë e një grupi personash që rrezikojnë jetën në një lojë mbijetese për të fituar çmimin prej 33 milionë eurosh.

Pas debutimit në Netflix në muajin shtator, rreth 111 milionë persona e kanë ndjekur serialin, duke e kthyer atë në më popullorin e historisë.

Por seriali njëkohësisht ka shkaktuar dhe shumë polemika për shkak të dhunës së pranishme në pjesën më të madhe të skenave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb