Kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana ka reaguar pas akuzave të PD se tre shkollat në këtë bashki nuk janë gati dhe se tashmë do të bëjnë mësim në një godinë të vetme, pasi u shembën nga tërmeti.

Arbana që e quan shpifje dhe madje jep me fakte se e vërteta për rindërtimin e shkollave dhe sigurinë e nxënësve nga pandemia, është komplet ndryshe.

POSTIMI I PLOTË
Në tetë orë pune ju SHPIFNI, NE PUNOJMË! Bllofi i dytë i PD, të presim të tretin.. Kur u bëra pjesë e politikës e dija që në një moment suksesi do të isha dëshmitar i shpifjeve mbi punën time. Por unë zgjodha të jem I VËRTETË dhe I DREJTË me njerëzit. Ti shërbej atyre pa kushte. Është fatkeq ai njeri që kthen si qëllim në vetvete SHPIFJEN. Dhe nuk lodhet nga ky ushqim i përditshëm profesional, edhe pse del bllof përpara fakteve.

Gjithmonë kam dashur të hesht kundër polemikave që sjellin gjuhën e urrejtjes dhe bëhen në emër të një xhelozie mbi suksesin e vërtetë të tjetrit. Puna e Kryeministrit dhe e bashkisë Shijak flet më shumë se çdo fjalë e juaja. Mund të bindni njerëzit që kanë zgjedhur të jenë nën verbërinë e një militanti me shpifjet tuaja, por kurrë qytetarët e ndershëm që çdo ditë e shikojnë ndryshimin pozitiv që po përjeton Shijaku. Dhe e dini ku qëndron diferenca mes nesh. Sepse ne mendojmë dhe veprojmë POZITIVISHT. Ju mendoni dhe veproni NEGATIVISHT. E mira triumfon mbi të keqen. FAKTE Në Shijak po ndërtohen dy gjimnaze dhe kopshti nr.1 që pritet të përfundojnë brenda nëntorit. Shkollat “Petrit Llaftiu” dhe “Lidhja e Prizrenit” kanë nisur, janë në proces demolimi. Shkolla “Rilindja” dhe Kopshti Nr.2 do të nisin së shpejti rindërtimin. Në bashkëpunim me ZVA Shijak, rikthimi i nxënësve në çdo shkollë në qytet dhe në fshatra do të jetë me 100% siguri brenda protokolleve të vendosura për shkak të pandemisë. Disa shkolla financohen nga buxheti i shtetit, disa nga UNDP. Sigurisht që procedurat janë të ndryshme. Kjo është dhe arsyeja që në paketën e parë me 143 shkolla përfshihet: Gjimnazi “16 shtatori” Shijak Gjimnazi “Kajo Karafili” Maminas Kopshti nr.1 Shijak.

Bashkangjitur me foto Vendimi nr.84 datë 26.08.2020 me nr protokolli 7458/4 Për miratimin e prishjes së shkollës 9-vjeçare “Petrit Llaftiu” Shijak, miratuar nga Këshilli bashkiak dhe me verifikimin ligjor të prefektit të Qarkut Durrës, Roland Nasto. *Data e inspektimit nga Instituti i Ndërtimit është 23.07.2020, pas së cilës Bashkia Shijak ka vijuar procedurën e rregullt ligjore për të kryer procesin e demolimit dhe rindërtimit. Sistemimi i shkollave nga ZVA Shijak. Materiali i detajuar më poshtë me foto. Distanca mes shkollave pritëse është 5 minuta. Shkolla më e largët është 1 km, gjë që nuk ngarkon fëmijët në përditshmërinë e tyre. Ku ka vullnet, ka zgjidhje!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb