Finlanda është e njohur për cilësinë e arsimit dhe rezultatet e mira që kanë ndërkombëtarisht. E veçanta e një shkolle gjithëpërfshirëse Hauho të Finlandës është mësimi në mënyrë dixhitale, e këtë ata e konsiderojnë se u ka hapur më shumë rrugët drejt rezultateve më të mira, shkruan BBC. Nxënësit dhe studentët në këtë shkollë kanë gjithmonë me vete laptopë në vend të librave, madje ata përdorin printera 3D për të mësuar punën praktike.

Aleksis Stenholm, mësues në këtë shkollë në Finlandë, ka thënë se fëmijët në këtë mënyrë po fitojnë më shumë aftësi në teknologji, hulumtime, lexim, komunikim dhe kulturë, dhe beson se shumë shpejt hapat e tyre do t’i ndjekin të gjitha shkollat. Për gati 2 dekada, Finlanda ka gëzuar një reputacion të pasur në sistemet më të mira të arsimit, gjithashtu në testin PISA thuajse janë ndër të parët në lexim, matematikë dhe shkencë.

Nxënësit dhe studentët në Finlandë nuk janë më të varur nga librat, çdo gjë ata e kanë kaluar në dixhitale. Në vitin 2016, u bë i detyrueshëm përdorimi inovativ i teknologjisë, e kjo konsiderohet të jetë pjesa më e rëndësishme e të mësuarit.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb