Ka shkuar afër 1.5 milionë, numri i të vdekurve nga koronavirusi në të gjithë botën.

Saktësisht, kanë ndërruar jetë për shkak të Covid-19, 1 461 103 njerëz.

Ndërsa, personat që janë infektuar me koronavirus në mbarë globin tashmë ka shkuar në 62 742 198 individë.

Të shëruar nga virusi deri tashmë ka shkuar në 43 352 337 persona.

Shteti me më shumë të infektuar me Covid-19 në botë vazhdon të jetë SHBA, ndjekur nga India, Brazili, Rusia etj.

Autoritetet në SHBA kanë ngritur shqetësimin se në vend, numri i të vdekurve nga virusi mund të shkojë deri 3000 apo 4000 në 24 orë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb