UASHINGTON

Ka shkuar afër 17 milionë, numri i personave të infektuar me koronavirus në SHBA.

Saktësisht, deri në këto momente, në SHBA regjistrohen si të infektuar me Covid-19, 16 953 397 persona.

Numri i të infektuarve me koronavirus në 24 orët e fundit ka shkuar në 10 417 njerëz.

Po ashtu, edhe numri i fataliteteve për shkak të Covid-19 në SHBA mbetet i lartë.

Në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë nga koronavirusi  146 individë.

Ndërsa, numri i të vdekurve në total për shkak të koronavirusit në SHBA ka shkuar në 308 237 individë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb