LONDËR

Britania e Madhe është një nga shtetet më të goditura nga pandemia e koronavirusit, duke shënuar numër të lartë të të vdekurve dhe të të infektuarve me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Britaninë e Madhe kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, 176 njerëz. Numri total i të vdekurve nga Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar në 39 904 individë.

Sa i përket personave të infektuar me koronavirus në Britani, numri total i tyre deri tashmë ka arritur në 281 661 persona.

Ndërsa, në 24 orët e fundit janë infektuar me virus në Britaninë e Madhe 1805 njerëz.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb