Ka shkuar mbi 11 milionë numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën.

Saktësisht, janë infektuar me Covid-19 deri tani në të gjithë globin 11 058 616 individë.

Numri i të vdekurve nga virusi në të gjithë botën deri tashmë ka shkuar 525 431 persona.

Ndërsa, të shëruar nga koronavirusi deri tani janë shënuar 6 191 840 njerëz.

Shteti me më shumë të infektuar në mbarë botën deri tashmë është SHBA, pasuar nga Brazili, Rusia, India, Spanja, Peruja, Kili, Mbretëria e Bashkuar etj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb