Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë që të jenë vendi më i prekur për shkak të pandemisë të koronavirusit.

Në SHBA, kanë ndërruar jetë nga Covid-19 deri tashmë 122 003 persona.

Në 24 orët e fundit, ndërruan jetë nga koronavirusi 23 individë.

Në SHBA, deri tani janë infektuar nga koronavirusi 2 331 637 individë.

Numri i të infektuarve në 24 orët e fundit në Amerikë ka shkuar në 1 070 139 njerëz.

SHBA mbetet vendi me më shumë të infektuar nga Covid-19 në të gjithë rruzullin, pasuar nga Brazili, Rusia, India dhe Britania e Madhe.

Në të gjithë botën, numri i personave që janë infektuar nga koronavirusi ka shkuar afër 9 milionë.

Kurse, numri i të vdekurve për shkak të Covid-19 në të gjithë botën ka shkuar në 467 461 njerëz.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb