Ka shkuar mbi 13 milionë, numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën.

Saktësisht, numri i njerëzve që janë me Covid-19 në të gjithë globin ka shkuar në 13 081 79.

Numri i të vdekurve për shkak të Covid-19 në të gjithë globin ka shkuar në 572 544 individë.

Ndërsa, deri tashmë në të gjithë rruzullin janë shëruar nga koronavirusi, 7 624 536 njerëz.

Shteti me më shumë të infektuar me Covid-19, është SHBA me mbi 3.4 milionë të infektuar, pasuar nga Brazili, India, Rusia, Peruja, Kili, Spanja, Meksika etj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb