SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi me më shumë të infektuar me koronavirus në të gjithë botën.

Në SHBA, numri i të infektuarve nga Covid-19 deri tani ka shkuar në 2 424 904 persona.

Numri total i të vdekurve për shkak të koronavirusit në Amerikë ka shkuar në 123 484 individë.

Ndërsa, numri i të vdekurve me Covid-19 në 24 orët e fundit në SHBA ka shkuar në 11 njerëz.

Numri i të infektuarve me virus në 24 orët e fundit në Shtetet e Bashkuara ka shkuar në 736 persona.

Për nga numri i personave të infektuar, SHBA është e para në botë, ndjekur nga Brazili, Rusia, India, Britania e Madhe, Spanja, Peruja, Kili etj.

Ekspertët thonë se vendet e Amerikës Latine dhe Karaibet po njohin një rritje të madhe të personave me koronavirus.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb