UASHINGTON

Ka shkuar mbi 200 mijë numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Saktësisht, në SHBA kanë ndërruar jetë nga Covid-19, në total 200 197 njerëz.

Ndërsa, SHBA nga ana tjetër mban rekord për numrin e të infektuarve me virus, me mbi 6.78 milionë individë.

Nga këta, mbi 2.5 milionë persona janë akoma të sëmurë me Covid-19, ndërsa mbi 4 milionë janë shëruar tanimë.

Për nga numri i të infektuarve, pas SHBA-ve që mban rekord, vjen India, Brazili, Rusia, Peruja, Kolumbia, Meksika, Afrika e Jugut etj.

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në të gjithë botën ka shkuar mbi 29.7 milionë individë.

Kurse, numri i të vdekurve për shkak të virusit në të gjithë rruzullin ka shkuar në 939 188 njerëz.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb