NJU DELHI

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Indi ka shkuar mbi 5.8 milionë.

Shteti indian ka regjistruar 86 052 infeksione të reja në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha të premten se një total prej 1 141 njerëzish vdiqën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Indi.

Numri i të vdekurve për shkak të Covid-19 në Indi deri tani ka shkuar në 92 317 individë.

Kjo do të thotë se kanë vdekur në Indi, 1.6 përqind e personave që kanë qenë të infektuar me virus.

India është shteti i dytë me më shumë të infektuar me koronavirus në botë, pas SHBA-ve, që ka shënuar mbi 7 milionë raste.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb