Ka shkuar mbi 5 milionë njerëz numri i të infektuarve nga koronavirusi në të gjithë botën.

Ndërsa, numri i të vdekurve nga Covid-19 në mbarë globin ka shkuar në 325 509 individë.

Numri i të shëruarve nga koronavirusi në mbarë globin deri tani ka shkuar në 1 979 223 njerëz.

Shteti me më shumë të infektuar nga koronavirusi është Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 1 571 328 persona.

Pas SHBA, më tepër të infektuar me Covid-19 ka Rusia, Spanja, Brazili, Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Gjermania.

Shumë shtete të botës kanë nisur të aplikojnë masa më të buta ndaj virusit, pasi edhe numri i personave të infektuar me koronavirus, në kohët e fundit ka shkuar në rënie.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb