Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi në Japoni ka tejkaluar shifrën 500, raportuan mediet vendase.

Sipas transmetuesit NHK, 530 persona kanë humbur jetën nga COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi.

Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 15 500 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe do të vendosë të hënën lidhur me zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme mbarëkombëtare për rreth një muaj.

Kufizimet aktuale priten të përfundojnë në 6 maj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb