Ka shkuar mbi 7 milionë, numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën.

Ekzaktësisht, numri i personave me Covid-19 në rruzull ka shkuar në 7 021 206 individë.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në botë deri tashmë ka shkuar në 402 837 persona.

Ndërsa, numri i të shëruarve nga Covid-19 në botë ka shkuar në 3 432 650 njerëz.

Shteti me më shumë të infektuar nga koronavirusi është SHBA, pasuar nga Brazili, Rusia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb