Ka shkuar mbi 80 milionë, numrii i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën.

Saktësisht, janë infektuar me Covid-19 në mbarë globin, deri tani 80 575 112 njerëz.

Ndërsa, numri i të vdekurve për shkak të virusit në të gjithë botën, deri tani ka shkuar në 1 762 935 individë.

Ndërkaq, të shëruar nga koronavirusi deri tani në të gjithë botën janë 56 764 297 njerëz.

Shteti me më shumë të infektuar nga Covid-19 në botë është SHBA, pasuar nga India, Brazili, Rusia, Franca etj.

Edhe Rusia, që fillimisht nuk raportonte shumë raste me koronavirus, tashmë po raporton tepër vdekje me Covid-19.

Koronavirusi ka bërë që edhe festat e fund-vitit të mos festohen si zakonisht, por për to të ketë masa paraprake, me qëllim që të mos përhapet sëmundja.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb