Një turist 44-vjeçar nga Ukraina ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës, pasi është paraqitur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm me komplikacione shëndetësore.

Sipas policisë, ka humbur jetën turisti O. A., i cili ka qenë duke kaluar pushimet në lagjen e “Ujit të Ftohtë”, pasi vuante nga sëmundja kronike e Hepatit C.

Njoftimi i policisë:

Në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi nga Ukraina O.A., 44 vjeç.

Ky shtetas ka qenë akomoduar me pushime në një hotel në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë dhe pasi ka ndjerë komplikacione shëndetësore është transportuar në spital, vend në të cilin ka ndërruar jetë.

Nga veprimet dhe hetimet paraprake dyshohet se 44 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes kronike të Hepatitit C.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për vlerësim juridik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb