21 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit, nga 258 teste të realizuara, 21 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas statistikave të fundit, që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar 25 mijë e 528 testime, prej të cilëve 1 mijë e 999 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në vendin tonë nga Covid-19 janë shëruar 1 mijë e 439 pacientë, ndërsa 433 pacientë kanë humbur jetën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb