Ka shkuar në 11 numri i rasteve të prekur nga koronavirusi në qytetin e Elbasanit, pjesa dërrmuese e të cilëve i takojnë lagjes “5 Maji”.

Rasti më i fundit është një 46-vjeçar, pronar i një restoranti të njohur po në lagjen “5 maji” në këtë qytet. Ky restorant bëhet me dije se ndodhet fare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit dhe ai rezulton se ka qenë ambient i frekuentuar nga shumica e të prekurve nga koronavirusi.

Kjo njësi shërbimi paraprakisht edhe nga mjekët dyshohet se mund të ketë qenë vatra nga ku është përhapur koronavirusi në Elbasan edhe për faktin se rreth 90% e rasteve që rezultojnë pozitiv në këtë qytet e kanë frekuentuar, derisa ky restorant u mbyll për shkak të pandemisë dhe masave.

Edhe 46-vjeçari i prekur nga Covid-19 dyshohet se ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore ashtu sikurse të tjerët që kanë dalë pozitiv. Ai sipas mjekëve dyshohet se mund të jetë njëri ndër të infektuarit nga kontaktet.

46-vjeçar është dërguar me urgjencë gjatë të hënës në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe është i treti në 48 orët e fundit nga Elbasani. Aktualisht gjatë fillimjavës në qytetin e Elbasanit u janë marrë tamponët 15 personave të tjerë për të cilët pritet përgjigja përfundimtare. Mes tyre janë edhe një infermiere dhe një mjek i Qendrës Spitalore si dhe Prokurorë e Gjykatës të Elbasanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb