12 raste të reja të prekur nga virusi korona në vendin tonë. Kjo shënon ulje të numrit të personave të infektuar, krahasuar me dy ditët e fundit kur raportohej për mbi 20 raste në ditë.

Nga 12 personat e mësipërm 7 janë nga Shkupi dhe 5 nga Kumanova. Alsat mëson se në mesin e të infektuarve rezultojnë të jenë edhe tre policë. Tashmë numri i të prekurve në vendin tonë ka mbërritur në 148.

Numri i infektuar nëpër qytete

Shkup 88 raste
Dibër 40 raste
Kumanovë 8 raste
Shtip 7 raste
Kavadarc 2 raste
Ohër 2 rast
Gostivar 1 rast

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë të gjithë personat që kanë simptoma të cilat i shtyjnë të dyshojnë se mund të jenë të infektuar, duhet të telefonojnë mjekun amë dhe assesi të shkojnë personalisht në ordinancë. Ky i fundit pasi parashtron pyetjet e caktuara vendos nëse është apo jo e nevojshme që pacienti t’i nënshtrohet testimit për virus korona. Me rëndësi jetike është që qytetarët të përgjigjen sinqerisht në të gjitha pyetjet e parashtruara nga mjeku amë.

Në rast se është e nevojshme të bëhet testim, mjeku amë cakton orarin përmes “ Termini im” në një nga katër punktet, varësisht nga vendbanimi i pacientit. Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët se pa caktim të një orari është e pamundur të bëhet testim, andaj qytetarëve u rekomandohet që të mos shkojnë personalisht në ordinanca, pa pasur të caktuar paraprakisht një orar. Në shërbim të informimit të qytetarëve është edhe numri telefonit 0800 002 03. 4 punktet për testim ndodhen: një në poliklinikën e Çairit, në poliklinikën” Jane Sandanski”, në klinikën” Zhan Mitrev” dhe Instituti për Shëndet Publik.

Numri i qytetarëve në vet izolim dhe karantin është 10 100. Në vendin tonë dy persona të prekur nga virusi korona humbën jetën, një grua 57 vjeçare nga Kumanova dhe një burrë 63 vjeçar nga Dibra./alsat.m

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb