Deri më tani janë gjetur trupat e 254 personave që kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut në Kolumbi, kurse qindra persona tjerë raportohen të lënduar apo të zhdukur.
Presidenti i vendit, Juan Manuel Santos, i cili i ka vizituar vendet e prekura nga tragjedia, ka bërë të ditur se numri i të vdekurve mund të rritet, duke pasur parasysh se kërkimet janë duke vazhduar për të gjetur personat që konsiderohen ende të zhdukur.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1301135816602039/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]
Rrëshqitja e dheut ka ndodhur si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, ku është shkaktuar dalja e lumenjve nga shtrati dhe rrëshqitja e dheut.
Po ashtu autoritetet kanë njoftuar edhe për lëndimin e qindra personave, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i personave të zhdukur. Pjesa më e goditur është Jugu i Kolumbisë, duke përfshirë edhe disa pjesë të Perusë dhe Ekuadorit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: