ITALI

Italia është shteti i dytë në botë pas SHBA-së për numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi. Deri tani në shtetit fqinj kanë humbur jetën 26 977. Ndërsa numri i të infektuarve nga virusi i tmerrshëm është afër 200 mijë më saktë, 199 414 persona.

Po ashtu për fat të keq dhe numri i vdekjeve nga bluzat e bardha është rritur. Ditën e sotme në Itali humb jetën një tjetër mjek, duke e çuar në 152 numrin e mjekëve të vdekur që prej nisjes së pandemisë së koronavirusit.

Ai ishte një hematolog me origjinë nga Lodi dhe punonte në Rimini prej 30 vjetësh. Mjeku ndërroi jetë mbrëmjen e së hënës në repartin intensiv në spitalin e Riminit, ku ishte shtruar një muaj më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: