Një tjetër person ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv, duke humbur kështu betejën me COVID-19, duke e cuar ne 18 numrin ne total te viktimave. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë përditësimit ditor.

Mësohet se bëhet fjalë për një 67-vjeçar nga Tirana, i cili ishte prej disa ditësh në terapi intensive.

“Ju informojmë se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 67 vjecar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. Pacienti ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit Infektiv. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 67 vjecari ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes të të ndjerit. Deri tani 18 persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri.”, tha specialistja e Instituti i Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi.

Aktualisht, 333 persona janë të prekur nga ky virus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: