GREQI

Greqia ka shënuar edhe viktimën e 195-të nga COVID-19 gjatë pandemisë dhe ai është një shqiptar. Mediat greke raportojnë se një 68- vjeçar shqiptar i cili ishte në terapi intensive në spitalin e Rios në Patra ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Ndërkohë numrit të përgjithshëm i është shtuar edhe një tjetër viktimë, 71- vjeçar i paraportuar më parë pasi kishte ndërruar jetë që më 6 korrik por tashmë i shtohet listës edhe pse nuk po përllogaritet tek numri zyrtar.

Ndërkohë sa i përket rasteve me COVID-19, Greqia këtë të hënë ka pësuar një ulje në 11 raste, 2 prej të cilëve ishin të importuar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb