Brazili ka regjistruar më shumë se 20,000 të vdekur nga COVID-19. Ky shtet radhitet i gjashti në botë, për nga numri i vdekjeve.

Po ashtu bëhet e ditur se deri më tani janë konfirmuar rreth 300 mijë raste të infektuarve me koronavirus.

Shpërthime të epidemisë ka pasur edhe në Meksikë, Kili dhe Peru. Kujtojmë se rastet e para në Brazil dolën në 26 shkurt dhe që nga atëherë, virusi është përhapur në çdo vend të rajonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: