Tre persona kanë humbur jetën dhe 38 raste të reja me COVId-19 janë shënuar në Maqedoninë e Veriut. Ky fakt është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, gjatë përditësimit për të dhënat e 24 orëve të fundit.

Sipas raportit, dy nga viktimat janë nga Tetova, të moshës 74 dhe 57 vjeç, ndërsa viktima e tretë është nga Shkupi, i moshës 53 vjeçare.

Ndërkohë, numri në total i viktimave ka shkuar në 121 persona, kryesisht nga Shkupi dhe Kumanova.
Në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë regjistruar 2,077 raste me COVID-19.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb