Është rritur numri i të prekurve nga koronavirusi në New York. Mediat ndërkombëtare raportojnë se deri më tani regjistrohen 22 persona të prekur nga virusi vdekjeprurës. Lajmi në fjalë është bërë i ditur nga guvernatori Andreë Kuomo.

“Numrat do të vazhdojnë të rriten. Sa më shumë njerëz të testohen, aq më shumë të infektuar do të shfaqen”, -tha Kuomo në një konferencë shtypi.

Pas Uashingtonit dhe Floridas edhe Kalifornia ka shpallur gjendjen e emergjencës, pas vdekjes së parë nga koronavirusi në këtë shtet, duke e çuar në total numri e viktimave në 11 në SHBA.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb