GREQI

Dy persona kanë vdekur gjatë orëve të fundit në Greqi duke e çuar në 25 numrin e viktimave në total nga koronavirusi.

Ajo që bie në sy është vdekja e një ushtari 46- vjeçar në Xanthi dhe nuk kishte asnjë sëmundje tjetër.

Ndërkohë viktima tjerë është një i moshuar 63- vjeçar i cili më parë humbi dhe të atin e tij 90- vjeçar në Kozan nga koronavirus. Po ashtu ditën e djeshme humbi jetën dhe një profesor gjerman në Kretë i prekur nga koronavirusi si dhe një burrë po në Xanthi.

Kujtojmë se Greqia është vendi më i prekur në Ballkan nga koronavirus dhe shënon 821 raste të konfirmuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb