Turqia vijon të jetë nën rrënojat e tërmetit tronditës të mesditës së djeshme me magnitudë rreth 7 të shkallës rihter.

Mediet turke raportojnë këtë mëngjes se ka shkuar në 25 numri i viktimave nga tërmeti që tronditi qytetin e Izmirit.

Ndërkohë që deri më tani janë konfirmuar dy viktima edhe në ishullin grek, Samos, ku mësohet se kanë humbur jetën dy të rinj 15 dhe 17 vjeç. Nga raportimet e fundit, bëhet e ditur se numri i të plagosurve ka shkuar në 804.

Autoritetet zyrtare turke njoftojnë se tërmeti i fortë është shoqëruar me 370 pasgoditje e 35 prej tyre ishin me magnitudë mbi 4 ballë.

Sipas informacionit të marrë nga Qendra e Koordinimit të Fatkeqësive Shëndetësore (SAKOM), në 8 nga 17 ndërtesat e shembura puna e ekipeve të kërkimit shpëtimit kishte përfunduar, ndërsa aktualisht kërkimet për persona të mbetur nën rrënoja vazhdon në 9 ndërtesa të shembura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb