Ka shkuar në 294 numri i të prekurve me koronavirus në Malin e Zi. Mësohet se përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar pozitivë 4 raste të reja.

Shefi i Stafit Mjekësor të Krizave, Ranko Lazovic bëri me dije në një dalje publike për mediat se personat në fjalë janë 4 të rinj nga Podgorica.

Mes të tjerash ai theksoi se tashmë qytetarët e Malit të Zi do t’i gjejë Pashka duke festuar në banesat e tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: