Ka shkuar në 3 888 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Zvicër dhe Liechtenstein. Po ashtu, bëhet me dije se 33 vetë kanë ndërruar jetë për shkak të virusit vdekjeprurës.

Rastet janë rritur në mënyrë drastike gjatë ditëve të fundit. Ky numër ka arritur në orët e para të pasdites së sotme në rreth 3,800, ndërsa të mërkurën kishte ende rreth 3000 raste.

BAG (Zyra Federale Zvicerane e Shëndetit Publik) ka njoftuar se tashmë janë prekur nga virusi të gjithë kantonet e Zvicrës dhe Principata e Lihtenshtajnit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb