LONDËR

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Britaninë e Madhe deri tani ka shkuar në 289 603 njerëz.

Vetëm në 24 orët e fundit, janë infektuar me Covid-19 në shtetin britanik, 650 persona.

Ndërsa, numri total i të vdekurve për shkak të koronavirusit në Britani deri tashmë ka shkuar në 44 819 individë.

Vetëm në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë për shkak të virusit në Britani, 21 njerëz.

Shteti me më shumë të infektuar nga koronavirusi në botë është SHBA-ja, ndjekur nga Brazili, India, Rusia, Peruja, Kili, Spanja, Meksika etj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb