Numri i të vrarëve në masakrën në Christchurch ka shkuar në 50 ka njoftuar pasditen e kësaj të shtune Policia në Zelandën e Re. Një tjetër trup është gjetur në një nga skenat e krimit. Ndërkohë 36 persona ndodhen në spital, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Siguria në të gjitha xhamitë përreth thuhet të jetë rritur. Brenton Tarrant, 28 vjeç, hapi zjarr mëngjesin së premtes ndaj besimtarëve gjatë kohës së faljes së namazit të xhumasë në xhamitë Al Noor dhe Linwood në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, ndërkohë njëri nga sulmuesit transmetoi incidentin drejtpërdrejtë në median sociale. Deri tani janë arrestuar katër të dyshuar, tre burra dhe një grua.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb