Ka shkuar ne 7 numri i personave që kanē humbur jetën nga COVID-19 në Mal të Zi. Mësohet se një 83 vjeçar ka ndërruar jetë, duke rritur bilancin e viktimave.

Autoritetet shëndetësore pohuan se pacienti që prej 23 marsit ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe vuante nga disa sëmundje tjera.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i të prekurve me koronavirus në Mal të Zi ka shkuar në 321, prej të cilëve 2 janë në gjendje të rëndë, ndërkohë 153 persona janë shëruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: