Autoritetet në Kosovë njoftuan të mërkurën se tetë persona të tjerë në 24 orët e fundit kanë dalë pozitivë për koronavirusin. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se në total janë testuar 34 vetë.

“Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve të hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga terreni. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitivë”, shkruhet në njoftim.

Sipas institutit, rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri. Në total numri i personave të prekur nga COVID-19 është 71.

Më 22 mars, Kosova ka regjistruar edhe viktimën e parë nga koronavirusi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb