Një fëmijë 10-vjeçar është transportuar me helikopter nga Saranda drejt Tiranës, pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për “BalkanWeb” se vogëlushi nga Maqedonia e Veriut kishte shkuar në Ksmail me familjen për të kaluar pushimet verore.

I vogli është dërguar në Spitalin e Sarandës në gjendje të rëndë, ndërsa bluzat e bardha shprehen se fëmija ishte me epilepsy në gjendje fibrile.

Gjendja e rënduar e fëmijës ka detyruar mjekët e Sarandës që ta transportojnë me urgjencë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb