Tragjik ka rezultuar fati i një 16-vjeçari në Kukës, i cili është mbytur në liqen. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bardhoc në Hanin e Laçit.

Burime nga policia bënë me dije se viktimë ka mbetur adoleshenti me inicialet L.G., i cili kishte shkuar në liqen për t’u larë.

“Në liqen në vendin e quajtur Hani i Laçit në fshatin Bardhoc, duke u larë në liqen, është mbytur shtetasi L.G, rreth 16 vjeç, banues në Bardhoc. Për gjetjen e 16 vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje”,- thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb