Strategu elektoral, Chris LaCivita deklaroi nga mitingu përmbyllës i PD në “Bulevardin e Ri” se shqiptarët të dielën duhet të votojnë për të lënë pa punë kryeministrin Edi Rama. LaCivita tha se Shqipëria nuk duhet t’i japë edhe një mandat tjetër qeverisë socialiste dhe kryeministrit aktual.

Chris LaCivita: Gjithnjë habitem sa e madhe është gjithë kjo turmë. Faleminderit Shqipëri, për mbështetjen tënde që ndan të ardhmen dhe shpresat e tua.

Shqipëria sikurse e dëgjuam ndodhet në një udhëkryq. Jo vetëm për ëndërrat tuaja por dhe pozicionin në arenën ndërkombëtare. Shqipëria nuk mund të lejojë më një mandat të Edi Ramës. Korrupsioni, gjendja e vështirë ekonomike që ka shkatërruar familjet. Mungesa e një mundësie punësimi të qënderushme. Gjithçka përkufizon lumturinë tuaj, e ka marrë Edi Rama.

Më 11 maj keni një shans që të tregoni se populli shqiptar e refuzon politikën e të kaluarë.s se ju nuk do të frikësoheni e nuk do të reshtni së luftuari për familkjet tuaja. Kjo ndodh vetëm nëse shkoni të votoni, merrni me vete fqinjët, miqtë dhe lëreni pa punë Edi Ramën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb